February 4, 2026
1 min read

1 vit nga vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, vetëm një seancë gjyqësore deri tani

Janë bërë një vit që kur i riu nga Ferizaj, Bekim Vari, u gjet i vrarë në një zonë malore të fshatit Manastirc të Ferizajt.

I akuzuar për këtë vrasje makabre është kushëriri i tij, Leutrim Fejza i cili edhe ndodhet në paraburgim që nga 6 shkurti i vitit të kaluar, i akuzuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ndonëse ka kaluar një vit nga ngjarja që tronditi opinionin publik, deri më tani është mbajtur vetëm seanca e parë fillestare.

Prokurori i këtij rasti është Shukri Jashari, ndërsa gjyqtar i procedurës paraprake është Habib Zeqiri.

Bekim Vari, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar, u gjet i vdekur më 5 shkurt nga familjarët e tij.

IndeksOnline pati publikuar pamje nga momentet e fundit të Bekimit, të cilat janë regjistruar në një nga vilat e fshatit Manastirc, ku ai ishte bashkë me shokun e tij, Leutrim Fejza. Pikërisht ky i fundit është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre.

Familja e Bekimit ngriti shqetësime pasi mori një mesazh nga numri i tij, ku thuhej se ai kishte marrë “rrugën për në Gjermani”.

Por dyshimet e tyre u thelluan kur nuk arritën të kontaktonin më me të. Pas disa ditësh kërkime, më 5 shkurt, trupi i pajetë i Bekimit u gjet nga familjarët i groposur në një zonë të pyllëzuar.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar 2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc, i pandehuri Leutrim Fejza e ka vrarë Bekim Varin në mënyrë mizore dhe më pas ka groposur trupin për të zhdukur gjurmët. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u përpjekur të fshihte krimin.

Bazuar në këto prova, ai po akuzohet për veprën penale: “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka lënë të tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop