February 12, 2026
1 min read

16 kandidatët e LVV-së do të bëhen deputetë në vend të ministrave

Pas krijimit të Qeverisë Kurti 3, ku 16 deputetë të LVV-së janë bërë pjesë e ekzekutivit si ministra, mandatet e tyre në Kuvend do t’i marrin kandidatët e radhës nga lista zgjedhore e partisë.

Këta kandidatë nuk kishin arritur të fitonin ulëse në Parlament sipas rezultateve fillestare.

LVV aktualisht ka gjithsej 57 deputetë në Kuvend.

Të gjithë kandidatët që do të marrin mandatin janë, Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Agon Batusha.

Këta deputetë do të zëvendësojnë kryeministrin Albin Kurti dhe 16 ministrat e tjerë që tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop