February 19, 2026
1 min read

18 vjet burgim për Endrit Nikën, prindërit e Maria Clarës të pakënaqur: Do apelojmë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Në seancën gjyqësore që u mbajt sot, ishin prezent edhe prindërit e viktimës, të cilët falënderuan institucionet e Kosovës për drejtësinë e vendosur në këtë rast, por thanë se nuk janë të kënaqur me lartësinë e vendimit dhe se do apelojnë.

Nëna e saj po ashtu deklaroi se një person i akuzuar për femicid në Argjentinë dënohet me burgim të përjetshëm.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop