Pak dyshime për manipulim v0tash zbuluan skandalin e madh, në gjithë Kosovën. Keqpërdorimet në secilën komunë rezultuan me aksione policore dhe dhjetëra të arrestuar – ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Procesi i rinumërimit ka kaluar 91 përqindëshin në nivel vendi, teksa vota po hiqen e po shtohen te një numër i madh kandidatësh.
‘Kampioni’ i ri i Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht ka më së shumti vota minus është Taulant Kelmendi, ish kandidati për kryetar të Pejës.
Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, ai ka humbur plot 922 vota.
