Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke thënë se NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që nuk ndryshohet.
Duket falënderuar NATO-n dhe ShBA-në, ai tha se dëshmi për këtë është edhe 24 marsi i vitit 1999.
“NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë një histori lirie që nuk mund të ndryshohet. 24 marsi i vitit 1999 është dëshmi për këtë. Faleminderit, NATO! Faleminderit, ShBA”, ka shkruar ai.
