October 3, 2025
1 min read

24 orë pa rrymë, Labi fton qytetarët në protesta: Protestë për rrymën, jo për politikë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër ndaj ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Ferizaj dhe qytete të tjera, duke kritikuar heshtjen e qytetarëve dhe institucioneve përballë asaj që ai e quan “nënçmim dhe poshtërim të qytetarëve”.

Në një postim në rrjete sociale, Labi është shprehur i revoltuar për faktin që qyteti i tij dhe shumë të tjerë në Kosovë kanë qëndruar për 24 orë pa energji elektrike, ndërkohë që, sipas tij, askush nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.

Latest from Blog

Go toTop