Qendra Emergjente e QKUK-së ka ofruar 384 shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 24 persona janë trajtuar për lëndime të marra në aksidente trafiku.
Numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Reanimim, me 125 raste, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë marrë shërbime në emergjencat internistike, kirurgjike dhe ortopedike.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe dy raste të helmimit, ndërsa 32 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat e QKUK-së.