Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi me bashkëshorten e tij, në këtë 20 nëntor, si një datë e veçantë për ta.
Hoxhaj dhe gruaja e tij, Remize, festojnë 25 vjetorin e marrëdhënies së tyre.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar fjalë të bukura për rrugëtimin e tyre shumëvjeçar.
“25 vjet bashkë. Plot dashni, përkushtim dhe një rrugëtim që do ta nisja sërish prej fillimit. Çdo ditë me ty ka qenë e mbushur me dashuri.” – ka shkruar ai në Facebook.