Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Duke ndarë videon e plotë të fjalimit të presidentit të atëhershëm të ShBA-së, Bill Clinton, me rastin e fillimit të sulmeve ajërore, Osmani ka thënë se Kosova nuk harron.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë.”, ka shkruar Osmani.