March 25, 2026
1 min read

31 kallëzime penale për mbi 200 persona për manipulim votash në Pejë

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimit të votave, ndaj kryesuesve dhe komisionerëve të dyshuar.

Ndryshe, raste të ngjashme për manipulim votash janë raportuar edhe më herët në këtë komunë.

Latest from Blog

Go toTop