CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85
March 13, 2026
1 min read

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton qytetarët se nesër, më 14 mars 2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në pikën kufitare Jarinje, në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, rruga pritet të bllokohet për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit përmes këtij segmenti rrugor, këshillohen të planifikojnë lëvizjet me kohë dhe të përdorin rrugë alternative për të shmangur pritjet e gjata dhe vonesat.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes apo të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria njofton se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri. Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në numrat:
+383 (0)45 198 000
+383 (0)45 198 606
ose në numrin pa pagesë 0800 50095.

Latest from Blog

Go toTop