December 23, 2025
1 min read

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në njoftimin e këtij subjekti politik në Facebook, thuhet se Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ndër të tjera, Abdixhiku tha LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës – projekt ky i cili kulmoi me shtetin e Kosovës.

“LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Projekt ky i cili kulmoi me shtetin e Kosovës, Republikën tonë.

Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë.

LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 36 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përhershme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër”, thuhet në postim.

Latest from Blog

Go toTop