Lionel Messi po vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në Kupën e Botës, teksa në moshën 39-vjeçare synon ta udhëheqë kombëtaren drejt një tjetër triumfi botëror.
Sipas një analize të BBC Sport, suksesi i kapitenit argjentinas nuk lidhet më me shpejtësinë apo numrin e madh të driblimeve, por me mënyrën se si ai ka përshtatur stilin e lojës me kalimin e viteve.
Të dhënat tregojnë se Messi kalon rreth 47 për qind të kohës së ndeshjes duke ecur, ndërsa përshkon mesatarisht 8.2 kilometra për 90 minuta dhe realizon më pak sprinte krahasuar me Botërorin e kaluar.
Megjithatë, ndikimi i tij në fushë mbetet i jashtëzakonshëm. Argjentinasi vazhdon të krijojë raste, të shënojë gola dhe të asistojë bashkëlojtarët, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të turneut.
Gjatë karrierës së tij, Messi ka ndryshuar disa herë rolin në fushë, nga sulmues krahu te “9-shi i rremë” dhe më pas organizator i lojës, duke ruajtur vazhdimisht nivelin elitar.
Argjentina tashmë përgatitet për gjysmëfinalen ndaj Anglisë, ku vëmendja do të jetë sërish te kapiteni që kërkon një tjetër paraqitje historike, /Demantim News/.