Maghnes Akliouche është zyrtarisht futbollist i Paris Saint-Germainit, duke i dhënë fund aventurës së tij në Monaco pas nëntë vitesh.
Për Demantim News, mesfushori ofensiv 23-vjeçar u zhvillua në të gjitha kategoritë e klubit monegask, nga akademia deri te ekipi i parë, ndërsa me paraqitjet e tij fitoi edhe ftesën në Kombëtaren e Francës.
Menjëherë pas zyrtarizimit të transferimit nga PSG, edhe Monaco reagoi me një mesazh falënderues për futbollistin, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë viteve të kaluara.
Klubi monegask i uroi Akliouche sukses në kapitullin e ri të karrierës së tij me kampionët e Francës.
/Demantim News/