Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 58 raste përgjatë javës që lamë pas.
Gjatë periudhës njëjavore të punës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar:
-50 raste – dhunë në familje;
-3 raste – dhunim;
-1 rast – sulm seksual;
-1 rast – ngacmim seksual;
-1 rast – vrasje në tentativë;
-1 rast – bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç;
-1 rast – shkelje e UM-së;
-11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë;
-10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME);
-2 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente të përkohshëm;
-1 kërkesë për ndryshim të UM-së;
-21 aktvendime të aprovuara;
-85 seanca gjyqësore;
-16 seanca në prokurori;
-71 këshilla juridike;
-10 aktgjykime dënuese ;
-2 aktgjykime liruese;
-1 aktgjykim refuzues;
-3 përfaqësime të rastit në polici;
-8 referime të rastit në QPS;
-1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave;
-1 deklaratë mbi dëmin.