October 2, 2025
1 min read

53-vjeçari arrestohet në Kakavijë, iu kapën mbi 50 mijë euro cash

Një 55 vjeçar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Kakavijë.

Pas kontrollit në çantën e A.Xh, u gjetën dhe u konfiskuan 53 mijë e 500 euro, të cilat sipas policisë ishin të padeklaruara.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë në Gjirokastër .

Latest from Blog

Go toTop