Një banor nga Komuna e Ferizajt, i cili jeton në Zvicër, ka treguar se para shtatë vitesh hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i vodhën sende me vlerë, por deri më sot nuk dihet kush janë autorët.
Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ai tha se hetimet nga policia vazhdojnë.
“Para 7 vjetësh ma kanë thye shtëpinë. Në polici më kanë thënë se dosja nuk u shua hala, por personi thuhet se është në kërkim. Më kanë marrë revolen dhe pushkën e gjuetisë me leje, 2 mijë e ca euro, franga dhe dukat”, tha qytetari.