Për të 72-tën ditë radhazi, qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke vijuar më pas protestën para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa paralajmëruan vazhdimin e mobilizimit edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“Jep dorëheqjen!” mbetet një nga thirrjet kryesore të protestës, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e asaj që e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.
Protesta kishte nisur fillimisht si reagim ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, por gjatë më shumë se 70 ditëve është zgjeruar duke përfshirë kërkesa politike.
Pas tubimit, protestuesit kanë paralajmëruar marshim nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke ndjekur itinerarin e protestave të mëparshme.
/Demantim News/