Një i moshuar nga një fshat i Ferizajt, ka folur sot mbi aktivitetin e tij ditor, në kujdesin ndaj lopëve dhe buallicave.
Ragip Bytyçi, i cili është rreth 84 vjeç, foli për gazetaren e Klan Kosovës, Sara Aliu, rreth vështirësive që sjell kjo veprimtari e tij, ndërsa tregoi edhe të mirat e tyre.
”Një lopë han sa dy buallica”.
”Kur kam çu sefte të lyn në Mitrovicë, më ka thanë: A e din çka është t’lyni i buallicës?”.
”Thash: E di. Tha; Kryet desh më ka mbyt, si e kam qit në krye, më ka mejt”, citon ai një bashkëbisedues të tij mitrovicas, transmeton Klan Kosova.
”I thash që valla nanes tem i ka dhimbt kryet, por kush prej doktorëve s’më ka thanë me përdorë”.
Ndër bisedim e sipër, ai tha se ende s’ka kryer obligimin e tij për të votuar sot në zgjedhjet lokale, ndërsa u shpreh se këtë të drejtë do ta ushtrojë më vonë meqë s’deshi ta ndërpres kujdesin ndaj bagëtive.