November 5, 2025
1 min read

Vdekja e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë, Alsat: Viktima është S.D. nga Gjakova, çka u gjet në vendin e ngjarjes

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.

E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop