November 12, 2025
1 min read

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar në Vërmicë tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.

Sipas Doganës, në rastin e parë janë zbuluar 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë.

Në rastin e dytë, janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse.

Derisa në rastin e tretë, sipas Doganës janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera të padeklaruara.

Në të gjitha rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Latest from Blog

Go toTop