November 13, 2025
1 min read

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh, shkak shëndeti i Bedri Shabanit

Është ndërprerë seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani.

Arsyeja e ndërprerjes është gjendja shëndetësore e të akuzuarit Shabani.

Pasi dolën nga salla, trupi gjykues bëri të ditur se seanca do të vazhdojë në një datë tjetër.

Fillimisht, përkohësisht u përjashtua publiku nga salla.

Latest from Blog

Go toTop