November 18, 2025
1 min read

Digjet një objekt në lagjen “Arbana” në Prizren, dëmi mbi 2 milionë euro

Një objekt është përfshirë nga zjarri në lagjen “Arbana” në Prizren, ku dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 2 milionë euro.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 18.11.2025, rreth orës 03:49, policia është njoftuar për një zjarr të shpërthyer në lagjen Arbana në Prizren. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka kontaktuar me dëshmitarin – rojet fizike – të cilët kanë deklaruar se kanë parë shpërthimin fillestar të zjarrit. Zjarri ka përfshirë një depo/punëtori për prodhimin e roletave. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar dhe janë duke punuar për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin”, tha ai.

Në vendngjarje kanë dalë mbikëqyrësi i hetimeve, hetimet e stacionit, hetimet regjionale dhe njësia e Forenzikës.

Është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, i cili me urdhër të tij ka iniciuar rastin ” Incident zjarri”.

Hetimet po zhvillohen nga Sektori  Rajonal I Hetimeve në bashkërendim me Prokurorinë Themelore.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop