November 20, 2025
1 min read

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Ky operacion u zhvuillua në bashkëpunim të Inspektoratit Qendror  Mbikëqyrjes të Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës.

Bëhet e ditur se aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).

“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore kanë bërë mbyllje të përkohshme të 12 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”.

“Ndaj operatorëve ekonomikë, që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 14 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në një njoftim të këtij Innspektorati. 

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop