December 1, 2025
1 min read

Vdes 50-vjeçari në Shqipëri pasi u godit nga vetura

Aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Roskovec–Berat.

Një 50-vjeçar ka vdekur në Strum të Shqipërisë pasi ishte goditur nga një veturë, derisa ishte në biçikletë.

Top Channel shkruan se viktima është Gëzim Noka, dhe u godit nga shoferi Arbi Toro.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Latest from Blog

Go toTop