December 2, 2025
1 min read

41 vetura të reja për policët patrullues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndarë 41 vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe gjashtë SUV-a për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Pas ndarjes së këtyre automjeteve, Policia thotë se përmbushja e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Latest from Blog

Limi e ledhaton dhe ia puth dorën Dolces!

Limi dhe Dolce nga minuta në minutë sa po afrohen më shumë. Edhe mbrëmë, edhe gjatë ditës së sotme, dyshja kanë ndarë momente intime me njëri-tjetrin, si nga fërkimi i këmbëve, pastrimi

Suanita nis ditën në dush

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, Suanita, ka nisur ditën sot me një dush të shpejt. Derisa edhe pse banore e re, ajo është përfshirë në shumë debate.

Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin

Klubi basketbollistik ‘Go+Peja’ e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. Klubi verdhezi
Go toTop