December 2, 2025
1 min read

Raportohet se është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Raportohet se është arrestuar në Serbi, Gjorgje Radomiroviq, i cili më 7 gusht të këtij viti ishte arratisur nga Burgu i Mitrovicës së Veriut.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë edhe një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Kosovë.

34 vjeçari u arrestua në zonën e Novi Pazarit në Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Radomiroviq thuhet se ka lidhje edhe me disa grabitje të kryera në këtë zonë, përfshirë edhe grabitjen e një banke.

Raportohet se ai ishte fshehur herë në Novi Pazar e herë jashtë vendit, deri në momentin e kapjes së tij.

Gjorgje Radomiroviq, ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

“Kemi marrë info nga mediat dhe jemi në pritje të informacioneve zyrtare nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU)”, deklaroi Elshani. 

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop