December 3, 2025
1 min read

Rrahje mes katër personave në Klinë, pësojnë lëndime të rënda trupore

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё, pas dyshimeve se ishin përfshirë në një rrahje, gjatë ditës së martë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, dhe janë dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orës 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё. Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

“Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt”.

Latest from Blog

Limi e ledhaton dhe ia puth dorën Dolces!

Limi dhe Dolce nga minuta në minutë sa po afrohen më shumë. Edhe mbrëmë, edhe gjatë ditës së sotme, dyshja kanë ndarë momente intime me njëri-tjetrin, si nga fërkimi i këmbëve, pastrimi

Suanita nis ditën në dush

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, Suanita, ka nisur ditën sot me një dush të shpejt. Derisa edhe pse banore e re, ajo është përfshirë në shumë debate.

Dardan Berisha lëndohet, Peja mbetet pa kapitenin

Klubi basketbollistik ‘Go+Peja’ e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kapiteni i skuadrës, Dardan Berisha, ka pësuar lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar. Klubi verdhezi
Go toTop