Është arrestuar qytetari i cili ishte acaruar nga shqiptimi i një gjobe nga Policia e Kosovës për parkimin e veturës pranë një pompe derivatesh në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
I njëjti është prangosur pasi u ka rezistuar urdhrave të zyrtarëve policorë të cilët u panë edhe në videon e dërguar në redaksi.