December 10, 2025
1 min read

Një person i lënduar nga zjarri që përfshiu banesën në Breg të Diellit, policia jep detaje

Një banesë është djegur sot në Prishtinë, në lagjën Bregu i Diellit.

E sipas Policisë së Kosovës, nga zjarri që përfshiu aparatamentin, ka mbetur i lënduar një person.

Kështu ka thënë për Demantim News, zëdhenësi i policisë, Enis Pllana, i cili tregoi se personi i lënduar ka marrë tretmanin e duhur mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin” tha ndër tjera Pllana.

Më poshtë keni dhe pamjet e Demantim News, nga vendi i ngjarjes.

Video duke klikuar KËTU

Latest from Blog

Go toTop