September 6, 2025
1 min read

Tronditet Shkupi: I mituri tentoi të vriste babanë e tij, i shkaktoi 10 plagë me objekt të mprehtë

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup paraqiti një kërkesë për të filluar procedurë përgatitore kundër një 17-vjeçari të dyshuar për tentativë vrasjeje.

Sipas informacioneve nga Prokuroria Publike, i mituri ka kryer dhunë në familje ndaj babait të tij në shtëpinë e tij në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.

Ndërsa babai ishte në dhomën e gjumit, djali i është afruar nga prapa dhe i ka shkaktuar dhjetë plagë me një objekt të mprehtë, raporton AlsatMk, transmeton Demantim.com

Nëna, e cila ishte aty pranë, arriti ta shtynte djalin e saj larg dhe menjëherë thirri ndihmën e shpejtë mjekësore.

Babai u transportua në Qendrën Klinike Nënë Tereza, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Prokuroria kërkoi gjithashtu një urdhër ndalimi për të miturin.

Latest from Blog

Go toTop