December 15, 2025
1 min read

Rrahje e kërcënime në familje, tri raste dhune të raportuara në Gjakovë e Malishevë

Tri raste të dhunës e kërcënimeve në familje janë përfshirë në raportin e fundit 24 orësh të policisë.

Në këto tri raste, dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

Malishevë 13.12.2025-21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 13.13.2025-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. E dyshuara ka pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Gjakovë 14.12.2025-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  i njëjti kishte kërcënuar dy viktimat (një mashkull dhe një femër kosovare). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop