Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (FAST), e kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
“Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.