September 8, 2025
1 min read

Kapet duhan i kontrabanduar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 07.09.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik janë ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët po qarkullonin me një veturë.

Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur sasi prej rreth 40 kilogramësh duhan, i cili nuk kishte dokumente përcjellëse dhe dyshohet të jetë i kontrabanduar.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar pas intervistimit, së bashku me veturën e tyre, ndërsa malli është konfiskuar dhe u është dorëzuar doganierëve për procedura të mëtejshme.

Latest from Blog

Kandidati më ‘serioz’/

Blero: Jam i hapur për pozitën e Presidentit Këngëtari i njohur, Blero, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory,
Go toTop