December 22, 2025
1 min read

Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, policia në kërkim të pronarit

Policia ka gjetur drogë në bodrumin e një banese.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Mitrovicë.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për disa qese që dyshohet se përmbanin substancë narkotike të llojit marihuanë, (mbi 50 gramë).

Autoritetet e rendit aktualisht janë në kërkim të të dyshuar me ç’rast kanë nisur edhe hetimet.

Është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotropike dhe analoge”.

Latest from Blog

Go toTop