September 8, 2025
1 min read

Posta e Kosovës nuk mund të dërgojë fletëvotimet në kontinentet jashtë Evropës për zgjedhjet e 12 tetorit

Më 12 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkohë deri atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet e duhura.

KQZ, ka kërkuar që përmes një Operatori Ekonomik të kurorëzojë kontratë për shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës.

Megjithatë, një tender i tillë është anuluar, vlera e së cilës ka qenë 230,000.00 euro.

“Duke marrë parasysh që shërbime të njëjta ofrohen nga autoriteti publik Posta e Kosovës, Sekretariati ka mbajtur takime me përfaqësuesit e tyre ku jemi informuar se kohëzgjatja e arritjes së dërgesave në kontinentet jashtë Evropës është afërsisht 2 javë, si dhe Posta e Kosovës nuk mund të kryej shërbimin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtetet, andaj është i nevojshëm kontraktimi i OE që kanë autorizime ose marrëveshje me kompanitë ndërkombëtare të postave të shpejta (Express) në mënyrë që KQZ të përmbushë obligimet ligjore për operacionin e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet Lokale 2025.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e lëshuar nga E- prokurimi. 

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop