December 23, 2025
1 min read

“Vjehrrën e kom boss”, Rinesa flet për famën në TikTok: Jam origjinale, u pëlqeva

Influencerja e njohur e TikTok-ut, Rinesa ishte mysafire në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ajo tregoi se origjinaliteti i saj ka bërë që llogaria e saj në këtë rrjet social, të marrë hov dhe të pëlqehet nga masa.

Ndër të tjera, Rinesa foli edhe për raportin që ka me vjehrrën e saj të cilën e përshëndeti edhe publikisht.

“E dua shumë, është shumë bos, jemi përshtatur shumë”, tha ajo.

“E kam pritur që do të pëlqehem por jo kaq shumë, sidomos dallimi më i madh në marketin e lagjes dhe kafen e lagjes, filluan njerëzit të më njihnin nga TikTok-u, jam çuditur shumë”, u shpreh Rinesa.

Latest from Blog

Go toTop