December 23, 2025
1 min read

Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka asgjësuar 2064 kilogramë mish pule të ardhur nga Polonia, pasi është konstatuar se në të ka prani të bakterit Salmonella spp.

Pas konstatimit të këtij rasti, sasia u asgjësua në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.

“AUV vazhdon të monitorojë situatën me kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme, për të siguruar ushqim të sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e agjencisë.

Latest from Blog

Pep Guardiola me kritika të ashpra për VAR-in

Pep Guardiola lëshoi një sulm të ashpër ndaj VAR-it pasi Manchester City fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Newcastle në Carabao Cup. Antoine Semenyo shënoi golin e dytë në dy ndeshjet e
Go toTop