September 8, 2025
1 min read

473 raste të falsifikimit të parave në Kosovë për tetë muaj

Në Kosovë janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false dhe për këtë fenomen qytetarët thuajse çdo ditë raportojnë në polici se kanë hasur në para të falsifikuara.

Në një përgjigje për “Front Online” nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nga janari e deri në fund të gushtit  janë iniciuar 473 raste të falsifikimit të parave.

“Për periudhën kohore Janar-Gusht 2025 numri i rasteve nga vepra penale Falsifikim i parasë është gjithsej 473 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Latest from Blog

Go toTop