December 24, 2025
1 min read

A jeni myslimanë apo katolikë? Blerina Kllokoqi-Rugova sqaron përfundimisht përkatësinë fetare

Disenjatorja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka bërë së fundmi një postim për ndjekësit e saj, të cilët kanë pasur mundësinë t’i parashtronin pyetje të ndryshme.

Një nga ta e pyeti Blerinën nëse familja e saj është e përkatësisë fetare katolike, apo myslimane.

Ajo tha se kjo pyetje i parashtrohet në çdo pyetësor që bën dhe zakonisht nuk i përgjigjet.

“Meqenëse ju s’po e dini, atëherë po iu përgjigjëm. Një herë e përgjithmonë m’u mbyll ky kapitull. Ne jemi besimtarë të fesë myslimane. Unë dhe familja ime. Por mbi të gjitha, i respektojmë të gjitha fetë. Edhe te familja e babit, edhe te familja e mamit, edhe te familja e Mendimit, çdo festë është festu te na, pa marrë parasysh se cilit komunitet i ka taku”, duke kërkuar që të mbyllet kjo temë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop