Në 24-orëshin e fundit, spektakli gjigant Big Brother VIP Kosova u përfshi nga debate të shumta e tension të lartë në shtëpi.
Protagonistë kryesorë ishin Alba, Ludo, Labi, Fjolla, Arditi e disa të tjerë.
Roki Alb, në emisionin “Kosova Today”, tha se Alba është e vetmja lojtare që nuk ka harruar që është në lojë.
“Sa i përket 24-orëshit të fundit, që më ka ra me ndjek, është çdo herë lojtarja e shtëpisë që nuk ka harru që është në lojë, është Alba, që krijon dinamika të vazhdueshme, sikur mbrëmë që pati një mini debat me Ludon, e u përfshinë edhe banorët e tjerë”, tha Roki Alb.
“Është e vetmja lojtare që sinqerisht deri në këto momente nuk ka harruar që është në lojë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Mc Beka pati një ankesë.
“Big Brother definitivisht ka marrë një kahje tjetër, këtu tek ne. Por unë çka s’po shoh, s’po shoh kualitet”, tha Mc Beka.