December 25, 2025
1 min read

“Përmes profesionalizmit ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal”, ushtarët italianë me patrullime nëpër Kosovë

Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale-Perëndim  kanë kryer patrullime nëpër Kosovë.

Në një njoftim, misioni i NATO-s në Kosovë bën me dije se ata kryen patrullime që synonin të siguronin një prani të dukshme në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për situatën.

“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thotë KFOR-i në njoftim.

Latest from Blog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi të enjten vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të nisur sulme ndaj Iranit, por hodhi poshtë çdo sugjerim se aleanca e NATO-s
Go toTop