September 8, 2025
1 min read

Aksident i rëndë në Sllatinë, kamioni rrokulliset mes rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet një kamion i rrokullisur në mes të rrugës, ndërsa disa automjete të tjera kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Për momentin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

https://www.facebook.com/share/v/17ggiQPC6i

Latest from Blog

Go toTop