December 30, 2025
1 min read

Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila parti

Janë numëruar 25.58 për qind e votave të kandidatëve për deputetë nga secila parti.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 108 mijë e 300 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës me 47 mijë e 848 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës qëndron e treta me 27 mijë e 742 vota, ndërsa pas saj vjen Lista Serbe me mbi 19 mijë vota.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të mbledhë 11 mijë e 798 vota deri në këto momente.

Sa i përket kandidatëve për deputetë, në LVV pesë më të votuarit aktualisht janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Top-pesëshja e PDK-së përbëhet nga Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari, ndërsa në LDK janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

E në AAK, pesë më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop