December 30, 2025
1 min read

U deshën katër vite bashkë që Einxhel dhe Dagz ta bëjnë këtë gjë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, por një detaj i fundit i zbuluar nga vetë moderatorja i ka habitur të gjithë.

Përmes një postimi në Instagram Story, Einxhel ka ndarë një bisedë private me partnerin e saj, ku zbulon se ata sapo janë bërë “shokë” në rrjetin social Facebook.

Ndonëse jetojnë bashkë dhe kanë krijuar një familje të bukur, duket se bota virtuale i kishte lënë “harruar” pa u ndjekur.

Në foton e publikuar, shihet njoftimi që DJ Dagz ka pranuar kërkesën për shoqëri të Einxhelit.

Moderatorja e ka shoqëruar këtë me humor duke shkruar: “Po ju a ndiqeni me burrin në Facebook?!”

Biseda mes tyre vazhdon me të qeshura, ku Einxhel shprehet: “Tmerr domethënë, që 4 vjet s’jemi follow”, ndërsa Dagz i përgjigjet me shaka duke e quajtur “njeri i Facebook-ut”.

Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit, duke treguar edhe njëherë anën sportive dhe komike të marrëdhënies së tyre.

Kush do ta mendonte se çifti i njohur do të “zyrtarizonte” lidhjen në Facebook vetëm tani?

Latest from Blog

Go toTop