Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur si Fero, në një intervistë për “Ora Shtatë”, foli për suksesin, jetën dhe familjen e tij.
Teksa tha se 2026-ta e pret me më shumë projekte, ai ndau pjesë të vështira nga jeta e tij.
Fero u shpreh se Vitin e Ri e pret në gjumë, por si shkak e radhiti besimin e tij.
Në ndërkohë, i pyetur se mos kjo dëshirë vjen edhe nga mungesa e pranisë së vajzës së tij, artisti e pranoi që kjo është ndër arsyet kryesore.
“Po normal, por tani unë flas me vajzën”, u shpreh ai i lumtur.