December 31, 2025
1 min read

Arrestohet i moshuari që përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec

Policia në Shqipëri ka arrestuar 67 vjeçarin nga Pogradeci i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12 vjeçare.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, e mitura ka rrëfyer në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit se në gusht të këtij viti, shtetasi R.S., ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij në fshatin Piskupat.

Më i rëndë akoma është fakti se e mitura është shtatzënë.

Siç raporton Tv Klan, 67 vjeçari kishte njohje familjare me familjen e 12 vjeçares. Ai dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.

Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.

Vijojnë hetimet për rastin tronditës.

Latest from Blog

Einxhel opininiste në Ferma VIP?

Përgatitjet për sezonin e tretë të “Ferma VIP” duket se kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, ndërsa interesi i publikut po shtohet dita-ditës. Pas konfirmimit të moderatorëve Arbana Osmani dhe Eduart
Go toTop