December 31, 2025
1 min read

Aktorja e njohur turke vjen në Kosovë, e quan shtëpi

Aktorja turke e serialeve shumë të ndjekura “Kardeşlerim” dhe “Bir Gece Masalı”, Su Burcu Yazgı Coşkun, ka surprizuar ndjekësit e saj shqiptarë ditën e sotme me një postim emocionues nga Kosova.

Aktorja 19-vjeçare ka publikuar në “Instastory” një foto të tabelës rrugore që të drejton për në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj mbi foto: “Hoooome ” (Shtëpi), i shoqëruar me një zemër të bardhë. Në një video tjetër dëgjohet duke kënduar edhe një këngë të Butrint Imerit.

Në intervista të mëparshme, Su Burcu ka folur gjithmonë me krenari për rrënjët e saj.

Latest from Blog

Go toTop