September 9, 2025
1 min read

Pesë persona goditen me veturë nga 21 vjeçari në Viti

Një 21-vjeçar është arrestuar në Viti pasi që i njëjti ka goditur me veturë pesë persona të cilët ishin duke qëndruar në një park.

Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka treguar se të lënduarit fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-së Viti, dhe pastaj në emergjencën rajonale të Gjilanit.

Tutje, Hashani ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M.K.SH,  (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘’Opel Insingne’’  , me tabela  06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj  godet pesë  persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me  çka  u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i  dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat,  i lënduar  rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari  është i ndaluar  për  48 orë , rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”, ka thënë Hashani.

Latest from Blog

Go toTop