January 2, 2026
1 min read

Qytetari nga Ferizaj dorëzon çantën e humbur, kishte para në të

Të enjten, qytetari D. Mehmetaj gjeti një çantë të humbur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj dhe e dorëzoi menjëherë në stacionin policor. Në çantë, sipas Policisë së Kosovës ishin një patentë shoferi, 350 euro dhe gjësende të tjera personale.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve, pronarja znj. L. M u njoftua dhe mori çantën e saj rreth orës 21:20.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin D. Mehmetaj për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore”.

Latest from Blog

Einxhel opininiste në Ferma VIP?

Përgatitjet për sezonin e tretë të “Ferma VIP” duket se kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, ndërsa interesi i publikut po shtohet dita-ditës. Pas konfirmimit të moderatorëve Arbana Osmani dhe Eduart
Go toTop